Sipas Griep, mbrojtësi i viktimave ka thënë se arsyeja e kësaj tërheqje është për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

“Më 17 mars, Mbrojtësi i Viktimave njoftoi Trupin Gjykues se një viktimë vendosi të tërhiqej nga pjesëmarrja në proces për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Aktualisht, 154 viktima marrin pjesë në proces në këtë çështje gjyqësore nëpërmjet Mbrojtësit të Viktimave”, tha ajo.