Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë kapur gjithsej 27 qenë endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Sipas njoftimit, numri total i qenve të kapur është 27.
“Ndarja sipas zonave: Parku i qytetit1, Xhamia e Llapit 4, Emshir 4, Ulpiana 3, Zonat afër sheshit 4, Sheshi 1, Katedralja 1, Biblioteka 1, Lagjia e Spitalit 2, Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica” 6”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë.