Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se këto programe janë dakorduar dy vite më parë dhe kanë ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik.

“Këto programe janë dakorduar dy vite më parë pas një sërë negociatash dhe si synim kanë pasur të mbështesin shtetet që performojnë mire nga aspekti i politikave fiskale. Kosova u bë shteti i parë në rajon që ka përfituar nga ai. Me programin e aranzhimit është synuar ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe përshpejtimi i reformave që ndikojnë në rritje ekonomike. Sot në përmbyllje të projekteve, Kosovës i vihen në dispozicion edhe 26 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe dy vjeçare kemi shënuar rritjen ekonomike më të lartën në rajon, e gjithashtu kemi pasur edhe shkallën më të ulët të inflacionit në rajon. Kemi shënuar edhe rritje të punësimit, kemi rritur pagën minimale, pensioner, shtesat për fëmijë”, deklaroi ai.

E guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili tha se përfitimet nga këto projekte kanë qenë të shumanshme për ekonominë.

“Banka Qendrore ka punuar me përkushtim për të forcuar strukturat e saj dhe për të përshtatur kornizën me standartet ndërkombëtare. Jemi krenar për progresin që kemi arritur”, shtoi ai.