“Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbështetjes për zhvillimin e sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin e politikave dhe praktikave në këto fusha”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ministri Çeku dhe ambasadori Orav riafirmuan përkushtimin për të forcuar këtë partneritet, duke krijuar mundësi të reja për komunitetin kulturor, të rinjtë dhe sportistët në Kosovë.