Sipas ministres Haxhiu, qindra dosje me dyshime për korrupsion e  keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga qeveria, Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim.

“Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Haxhiu më tej u shpreh se mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri.

Keqpërdorime, abuzime e shkatërrime të ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë, por, sipas saj, Prokuroria nuk kishte vepruar në ato kohë.

“Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël”, ka shkruar në fund Haxhiu.