Ndonëse të premten ishte paraparë që të përfundonte afati për sjelljen e dëshmive, KESCO njoftoi i njëjti u shty për shkak të kërkesave të shumta të bizneseve.

Ndërsa, rreth 1 mijë e 300 biznese te tjera, nga qershori pritet të zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji elektrike.

E kjo do t’u kushtojë edhe më shumë.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se biznesi nuk është i përgatitur për me dal në tregun e lirë.

“Kemi shumë biznese të vogla të cilët në fakt i kanë 50 punëtor por nuk e kanë mundësin edhe financiare edhe me burime njerëzore të brendshme që të dalin të dalin sot në tregun e lirë, dhe ato vihen në pikëpyetje se a do të ekzistojnë apo do të mbyllen.  Çmimi për biznesin do të jetë më i shtrenjtë se që ishte deri më sot, plus që biznesi nuk është i përgatitur për me dal në tregun e lirë edhe në kuptim të organizimit të brendshëm”, ka thënë Rafuna.

Kurse Kushtrim Ahmeti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se procesi është zhvilluar pa konsultim paraprak.

“Kemi shprehur shqetësim të madh për mënyrën se si është zhvilluar ky proces në heshtje pa asnjë konsultim paraprak me shoqatat  e bizneseve dhe me vetë bizneset, sidomos ato të cilat do të preken jashtëzakonisht shumë nga ky vendim. Do të thotë është bërë gjithçka në heshtje, kryhet kjo punë dhe në fund del se po hapet kjo çështje”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti i ZRRE-së se kjo çështje është dashur të bëhet qysh në kohën e pandemisë dhe deri tash është totalisht i paarsyeshëm.

Oda Ekonomike bashkë me Dhomën e Tregtisë i janë drejtuar edhe Avokatit të Popullit si dhe institucioneve të tjera, në mënyrë që vendimi për kalimin në tregun e hapur energjetik të shtyhet edhe për një vit.

Hyrja në fuqi e tij, paralajmërohet se do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të shumë produkteve në vend.

Rafuna, ka shtuar se ju kanë treguar se për momentin çmimi i energjisë elektrike është më i shtrenjtë 50 deri 100 për qind më i shtrenjtë se sa që ka qenë deri më tani i rregulluar.

“Kjo pa dyshim që ndikon drejtpërdrejtë në koston operative, përkatësisht ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen e çmimit e produktit që prodhohet në Kosovë”, tha ai.

E Ahmeti ka shtuar se rrezikohet të humbët fuqia punëtore dhe fuqia e bizneseve të Kosovës.

“Humbin krejt bizneset në përgjithësi sepse me këto telashe të kohë pakohshme dhe të shpeshta sidomos tani që po ndodhin bizneset tona janë duke u vënë para një akti të kryer”, ka thënë ai.

Në tregun e hapur energjetik do të kalojnë ato biznese që kanë mbi 50 punëtorë apo mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor.