By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
November 19, 2025
“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme
November 19, 2025
Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë
November 19, 2025
Evakuimi në Rumani: Droni rus godet një cisternë turke gjatë shkarkimit të naftës dhe gazit
November 19, 2025
Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abbazia Di Pralia – vendi i turizmit kulturor dhe religjioz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Abbazia Di Pralia – vendi i turizmit kulturor dhe religjioz
Turizëm

Abbazia Di Pralia – vendi i turizmit kulturor dhe religjioz

Kosova Times
Last updated: 2025/03/22 at 12:04 AM
Kosova Times Published March 22, 2025
Share
SHARE

Nga Ymrr Hysa

Gjatë vizitës në Abbazia di Praglia, një ndër ndër abacitë më të bukura e më të rëndësishme të zonës dhe pse nuk e kisha shoqërues fizik, në çdo hap që hidhja do të ndjeja praninë e studiuesit dhe albanologut Kastriot Marku.      -“Ymer aty gjendet një ndër laboratorët më të mirë e të gjithë Italisë për restaurimin e librave” do të më sygjeronte ai.

Kaq do të mjaftonte për të më nxitur për të shkuar e vizituar sa më shpejt.       Radmiri, sapo e mori vesh bisedën time më fton të shkojmë ta shohim.        -“Vetëm 3 km është larg nga këtu, ndaj eja të shkojmë.       Rrugën e përshkuam shumë shpejt dhe vetëm në pak minuta do të gjendeshim brënda rrethimit të abacisë gjigande.       Një mjedis i gjelbërt me drurë dekorativë gjigandë dhe shekullorë si një oaz qetësie midis një pylli gjelbërues.        Makina të shumta të parkuara dhe vizitorë të shumtë të krijojnë në çast idenë se aty vizitorët shkojnë për turizëm kulturore dhe religjioz. Vizitore të të gjitha moshave, pa dallim, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë.

Orari për tu futur brënda më linte kohë mjaftueshëm për të vizituar dhe soditur mjediset përreth.     Në anën nga mali ku shtrihej pylli i harlisur nuk do të mungonin as kosheret e shumta të bletëve që në këtë fillimpranverë do tē putheshin me lulet për tju marrë nektarin dhe pjalmin dhe për tua këmbyer bujarinë me pllenimin.    E rrallē do ishte edhe kopështi me perime, me bimë medicinale, dhe vreshtat për rreth.     Mbase kjo është edhe arsyeja që këtu pranë gjendet një dyqan ku blihen likerna, parfume, ëmbëlsira etj.       Të dhëna historike të mbledhura për Abbacia Praglia.      Ajo është një manastir benediktin i vendosur në fshatin Paduan, rrëzë malit Lonzina (Kodrat Euganean) në komunën e Teolos dhe pranë Abano Terme. Aktualisht aty ndodhet Biblioteka Kombëtare, e cila është një monument kombëtar italian. Qeveriset nga igumeni At Don Stefano Visintin dhe komuniteti ka rreth tridhjetë murgj. Kisha e abacisë e Santa Maria Assunta u ngrit nga Papa Piu XII në shkurt 1954 në dinjitetin e bazilikës së vogël.      E themeluar në vitin 1080 nga Maltraverso për urdhrin benediktin, abati fillimisht njihej me emrin Pratalia (livadhe) dhe ishte për një kohë të gjatë thelbësore për mirëmbajtjen bujqësore të fshatit Paduan.        Në vitin 1124 ajo u grumbullua në manastirin benediktin të Polirone dhe më 1304 u bë autonome. Më 1412 u bë një abaci lavdëruese, ndërsa në 1448 kaloi nën juridiksionin e bazilikës abaci të Santa Giustina dhe iu përmbajt reformës monastike benediktine. E gjithë abacia u rindërtua duke filluar nga viti 1469 dhe në 1490 kohë kur benediktinët shtuan “kishën e Zonjës”, e ndërtuar sipas një dizajni nga Tullio Lombardo, por më vonë u transformua rrënjësisht nga Andrea Moroni.

Në vitin 1864 në Pralia u ndërtua një Institut Bujqësor, i pari i këtij lloji i krijuar në Itali, i cili më vonë u zhvendos në Brusegana, në ish oborrin e Praglia.    Në vitin 1904 Antonio Fogazzaro vendosi në abaci disa pjesë të romanit të tij Piccolo Mondo Moderno.          E veçantë është se Abacia është kthyer në një qendër ekselence në sektorin e restaurimit të librave antikë.

You Might Also Like

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

“Travel and Tour World”: Bum ekoturistësh në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Paris për vitin 2025

Gonxhja: Mbi 11 milionë turistë në 10 muaj

Kaloi pesë vjet duke kërkuar vendet më të bukura në botë për të jetuar: Fotot e tij ndryshojnë perspektivën e jetës

Kosova Times March 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit godasin rëndë një bazë të rëndësishme ruse në Zaporizhia me HIMARS

Kosova Times Kosova Times December 31, 2024
Si po portretizohet figura e presidentit amerikan, Donald Trump?
Rohde: Sulmi terrorist nënvizon nevojën urgjente për dialog
Dhjetëra të arrestuar për sulmin në Stamboll
PE-ja synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?