Presidenti Begaj në një postim në ‘Facebook’ ka uruar se që kjo ditë e shenjtë t’u sjellë shqiptarëve begati e mirësi.

“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, ka shkruar Begaj.

Gjithashtu edhe kryeministri Rama ka uruar shqiptarët Ditën e Sulltan Novruzit.

“Për të gjithë besimtarët bektashinj, Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit”, shkurar Rama në ‘Facebook.

Ndryshe, festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, si festë më e rëndësishme e bektashizmit, më 1996, u dekretua si festë shtetërore.

Veç Shqipërisë, bektashinjtë janë të përhapur  në Kosovë dhe në Maqedoni.