Kurse nga komuna e pranojnë që janë shkaktuar vonesa në këtë projekt, por që shpresojnë që të nisë brenda këtij mandati.

Për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në kryeqytet, kishte njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në rrjetet sociale në vitin 2023. Edhe përgatitjet për zhvendosjen e tregtarëve në ish-hapësirat e AKP-së, afër RTK-së, patën nisur. Por sot, kur jemi në vitin 2025, ende nuk ka nisur ndërtimi i tregut.

Nga komuna e pranojnë që janë shkaktuar vonesa në këtë projekt, por që shpresojnë që të nisë brenda këtij mandati.

“Është duke u punu në fazën e projektimit dhe shpejt pritet të dalë në prokurim, duhet të shohim edhe ngecjet tjera ku kanë ndodhur edhe të ketë reflektim për këto ngecje”, tha për RTK, Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës.

Nga Vetëvendosje në Prishtinë e shohin shumë të nevojshme nisjen e ndërtimit të tregut, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për tregtarët.

“Ne jemi të habitur qysh një treg kaq i vogël, e ky kryeqytet i cili ka kaq shumë mjete buxhetore, të cilat po teprojnë për çdo vit, nuk është në gjendje me ndërtu një treg të ri, edhe me janë krijuar kushtet ma të mira  atyre tregtarëve për ta ushtruar veprimtarinë”, tha Faton Zeka, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Realizimi i projektit të tregut të gjelbër po konsiderohet i rëndësishëm, marrë parasysh që tregtarët janë në këto hapësira prej kohësh.