“Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që morëm nga mijëra qytetarë anekënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe diasporës shqiptare, nga fjalët e mira dhe mirësia e tyre”, thuhet në falënderimin e familjes Thaçi.

“Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve mike i falënderojmë për telegramet e tyre të ngushëllimit, ndërsa liderët politikë shqiptarë i falënderojmë për thirrjet e tyre telefonike”, thuhet pos tjerash në letrën e falënderimit të kësaj familje.