Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të premten në Pejë. rreth orës 19:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.