Ka vdekur nëna e vëllezërve Xhemaili nga Komogllava e Ferizajt, Fatime Xhemaili. Lajmin për vdekjen e saj ka bërë i biri, Bajrush Xhemaili, nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’.
Ai bëri të ditur se nesër, më 24 mars 2025, në ora 11:00, do të mbahet mbledhje komemorative, në teatrin “Adriana Abdullahu” të Ferizajt, derisa varrimi do të bëhet në ora 13:00, në fshatin Komogllavë.
“Njoftojmë të gjithë familjarët, shokët, miqtë e dashamirët, se nesër, e hënë, më 24 mars 2025, në ora 11, bëhet mbledhje komemorative, në Teatrin “Adriana Abdullahu”, të Ferizajt, me rastin e vdekjes së nënës sonë Fatime Xhemaili, kurse varrimi bëhet në ora 13, në fshatin Komogllavë, në varrezat e reja të Mëhallës së Tafaliajve, ngjitas me fshatin Gërlicë”, ka shkruar Xhemaili.