“Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’, ‘pёrdorim i armёs’. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 23.03.2025, rreth orёs 08:00, ka pranuar informatё se nё fshatin Dollc-Klinё, ka tё shtёna me armё. Policia menjëherë ka shkuar nё atё lokacion dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjes ku gjatё bisedёs me tё dyshuarin i njëjti nuk ka pranuar se ka shtёnё me armё. Pas kontrollit nga Policia janё gjetur disa gёzhoja, e mё pas janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё automatike AK47, njё karikator i tё njëjtёs armё, 183 fishekë kal: 7.62×39, gjashtё gёzhoja kal:7.62×39”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se nё vazhdën e hetimve nga hetuesit e Stacionit Policor Klinё, nё tё njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё mortajё dore 69/40, njё karikator i AK47, 34 fishekё 7.62×39, nёntё fishekë kalibër i panjohur.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.