By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll
January 6, 2026
Erëza që ata e quajnë “ushqimi i perëndive” thuhet se është e shkëlqyer për zemrën, trurin dhe humbjen e peshës
January 6, 2026
Çantat që do t’i shohim kudo në vitin 2026: 3 trende të papritura retro që po rikthehen
January 6, 2026
Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
January 6, 2026
Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Naim Maloku fillon dëshminë në Speciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Naim Maloku fillon dëshminë në Speciale
Lajme

Naim Maloku fillon dëshminë në Speciale

Kosova Times
Last updated: 2025/03/24 at 1:57 PM
Kosova Times Published March 24, 2025
Share
SHARE

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Prokurori James Pace ka theksuar se gjatë luftës Maloku ishte anëtar i drejtorisë operative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe epror ushtarak në Dukagjin. Pace, ka thënë se dëshmitari do të flasë lidhur me rolin që ka pasur ai në UÇK.

“Dëshmitari është shqiptar i Kosovës që ka pasur role të ndryshme në UÇK në vendndodhje të ndryshme duke përfshirë edhe Dukagjinin. Dëshmitari W04403 ka qenë anëtar i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. W04403 do të japë dëshmi lidhur me rolin dhe përgjegjësitë që ka pasur ai në UÇK, takimet që ka marrë ai në ’98-ën dhe ’99-ën, strukturën dhe organizimin e njësiteve të UÇK-së dhe kontaktin që ka pasur me anëtarët e UÇK-së”, ka theksuar Pace.

Maloku u përgjigj pyetjeve të prokurorit lidhur me një libër të botuar në vitin 2000. Ai ka theksuar se UÇK-ja ishte ushtri me baza vullnetare, ku nuk ekzistonte nocioni i dezertimit.

“Është vetorganizuar në baza vullnetare…z.prokuror, çdo ushtri ose njësi vullnetare ka disa përgjegjësi ose obligime që dallojnë nga ushtritë dhe njësitë që mobilizohen në bazë të ligjeve dhe urdhrave”, është shprehur Maloku.

Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth dy ditë. Nga kjo kohë, ZPS-ja ka parashtruar se i duhen katër orë ndërsa ekipet e mbrojtjes të gjitha së bashku kanë parashtruar se iu duhen rreth dhjetë orë për kundërpyetje.

Në prova materiale, u pranuan të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna për ZPS-në së bashku me materialet përcjellëse pasi që nuk pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes.

Gjithashtu,  ZPS-ja njoftoi se këtë javë pritet të vijë edhe një dëshmitar tjetër, e po ashtu për të martën e javës së ardhshme është planifikuar një dëshmitar.

You Might Also Like

Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Sekuestrohen 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq

KRU ‘Mitrovica’ ndërpret furnizimin me ujë, shkak turbullirat pas reshjeve

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi

Kosova Times March 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Juventusi e kalon lehtë Cagliarin, siguron çerekfinalen e Kupës

Kosova Times Kosova Times December 17, 2024
AAK në tubimin përmbyllës në Gjakovë premton vazhdim të investimeve
MPB me vendim për patentë shoferët jolegale në Kosovë
Kurti: Regjistrimi do të na ndihmojnë në orientimin e politikave më të mira
Shala: A po rrezikohet rikthimi i KGB-së pas konfliktit Rusi-Ukrainë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?