By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së sot dëshmoi Naim Maloku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së sot dëshmoi Naim Maloku
Lajme

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së sot dëshmoi Naim Maloku

Kosova Times
Last updated: 2025/03/24 at 6:34 PM
Kosova Times Published March 24, 2025
Share
SHARE

Ka rinisur në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në seancë nisi dëshminë Naim Maloku, dëshmitari i 124-të i Prokurorisë, i cili foli për rolin e tij në UÇK, strukturën dhe organizimin e njësive dhe kontaktin që ka pasur me anëtarët e UÇK-së.

 

Pas më shumë se tri javë pushim, Dhomat e Specializuara të Hagës kanë rinisur gjykimin në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në vazhdën e dëshmitarëve, pyetje iu përgjigj ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku. Përmbledhjen e intervistimit të tij e lexoi prokurori James Pace.

“Dëshmitari W04403 ka qenë anëtar i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. W04403 do të japë dëshmi lidhur me rolin dhe përgjegjësitë që ka pasur ai në UÇK, takimet që ka pasur ai në ‘98-ën dhe ‘99-ën, strukturën dhe organizimin e njësive të UÇK-së dhe kontaktin që ka pasur me anëtarët e UÇK-së”, ka thënë Pace.

Maloku u pyet për një libër të tij lidhur me funksionimin e UÇK-së gjatë luftës.

“UÇK ka qenë ushtri e rregullt vullnetare, prej ushtarit të parë deri te i fundit, të gjithë kanë qenë vullnetarë, s’ka qenë e mobilizuar në bazë të ligjeve të qeverisë, ministrisë së mbrojtjes, por u vetorganizua në baza vullnetarizmi”, tha Maloku.

Maloku shtoi se UÇK nuk ka qenë një ushtri e trajnuar, e cila ka pasur nevojë për kyçjen sa më të shpejtë të një kuadri profesionist dhe të shkolluar për ngritjen e strukturave organizative dhe ngritjen e rezistencës efikase për çlirimin e Kosovës.

Ish-komandanti tha se luftë kishin sugjeruar që nga ushtria e Kosovës të mos vendosen mina kundër këmbësorisë, kërkesë të cilën e arsyetoi para prokurorit.

“Na nuk kemi pas mundësi t’i japim urdhër Ilir Konushevcit, por i kemi këshilluar dhe i kemi thënë që kurrë mos t’iu japë ushtarëve dhe të mos mësohen ushtarët për përdorimin dhe minimin e fushave të minave anti-këmbësori në territorin e Kosovës. Kurdo që të ndodhë ndonjë incident i tillë në të ardhmen në Kosovë, UÇK ka me qenë e liruar nga fajësia që është fajtore që një fëmijë apo një civil dëmtohet nga minat kundër këmbësorit”, ka thënë Maloku.

Intervistimi i Malokut vazhdon edhe të martën me pyetjet e mbrojtjes së të akuzuarve.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times March 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
Ndërrohen pajisjet elektronike për votim të Kuvendit të Kosovës
Szunyog: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë
Mbrojtësi anglez e sheh Sllovakinë si kundërshtar të fortë
Pezullohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, shkak i ftohti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?