By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane: Të zgjatet afati për liberalizimin e tregut të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Oda Amerikane: Të zgjatet afati për liberalizimin e tregut të energjisë
Lajme

Oda Amerikane: Të zgjatet afati për liberalizimin e tregut të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2025/03/24 at 1:13 PM
Kosova Times Published March 24, 2025
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u kërkon politikëbërësve të rishqyrtojnë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, të planifikuar për vitin 2025.

 

“Përderisa Oda Amerikane mbështet plotësisht një treg të hapur dhe konkurrues të energjisë, kushtet aktuale tregojnë se Kosova ende nuk është e përgatitur për këtë tranzicion. Pavarësisht ekzistencës së 19 furnizuesve të licencuar, vetëm një është aktualisht funksional, duke krijuar një pozicion monopolist de facto që kufizon konkurrencën”, thuhet në rekomandimin e kësaj ode.

Sipas Odës Amerikane, bizneset janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e kostove të energjisë, me 80% të kompanive të anketuara që presin rritje të konsiderueshme të kostove që do të ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrencën e tyre.

“Ndryshe nga homologët rajonalë, Kosova nuk ka siguruar konkurrencë të mjaftueshme me furnizuesit përpara se të zbatojë liberalizimin e tregut, duke i lënë bizneset me opsione të kufizuara dhe pasiguri të shtuar. Për më tepër, afati i shkurtër kohor i zbatimit – i paraprirë nga fushata të paqarta informacioni – nuk i lejon bizneset të përgatiten në mënyrë adekuate. Për qëllime buxhetore, hyrja në një rritje të kostos në mes të vitit shtrembëron planifikimin dhe menaxhimin financiar, gjë që mund të destabilizojë vazhdimësinë operacionale”, njofton zyra për informim e Odës Amerikane.

Pasiguria e investimeve, sipas OEAK, është një tjetër çështje urgjente, pasi 70% e kompanive kanë frikë se rritja e kostove të energjisë do të ndikojë negativisht në planet e tyre afatgjata të investimeve dhe zgjerimit. Ndërsa investimi në energjinë e rinovueshme njihet gjerësisht si një zgjidhje potenciale afatgjatë, bizneset pranojnë se investime të tilla kërkojnë kohë dhe nuk mund të zbatohen para 1 qershorit 2025.

“Gjetjet nga diskutimet dhe anketat e biznesit nxjerrin në pah shqetësimet kryesore. Shumë biznese raportojnë mungesë informacioni në lidhje me furnitorët e disponueshëm dhe procesin e tranzicionit, duke e bërë të vështirë marrjen e vendimeve të informuara. Një strategji komunikimi më e fortë dhe më transparente është e nevojshme për të mbështetur bizneset gjatë këtij tranzicioni. Për më tepër, shumica e bizneseve ndihen të papërgatitur për të vlerësuar dhe negociuar kontratat në një treg të liberalizuar, duke ngritur shqetësime për aftësinë e tyre për të siguruar marrëveshje të drejta dhe konkurruese”, thuhet pos tjerash në rekomandimin e OEAK.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times March 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Shqiptari më i urryer, se diktatori Enver Hoxha!

Kosova Times Kosova Times June 8, 2023
Kush është njeriu i Putinit pas draftit të planit të Trump për Ukrainën?
Rrëzohet një aeroplan rus në afërsi të Moskës
SHPËRTHIM NË FRANCE: Po numërohen të vdekurit
Foto që thyen zemrat: Vëlla e motër shikojnë shtëpinë e shkatërruar, ende nuk e dinë se ku është babai i tyre…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?