Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Latif Berishën dhe Agim Hajrizin.
“Më 24 mars 1999, Kosova humbi dy humanistë të shquar: Latif Berishën dhe Agim Hajrizin. Njëri shkrimtar e intelektual, tjetri veprimtar sindikal, të dy atdhetarë të përkushtuar ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën ditë, Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e Agimit, u vranë nga regjimi gjenocidal serb. Por, vepra dhe sakrifica e tyre mbeten të pavdekshme dhe referencë për brezat”, thekson Osmani.
Ajo tha se Kosova kujton dhe nderon veprën dhe sakrificën e tyre, sot e gjithnjë!