By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova po rrezikon t’i humbë rreth 74 milionë euro grant-kredi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova po rrezikon t’i humbë rreth 74 milionë euro grant-kredi
Lajme

Kosova po rrezikon t’i humbë rreth 74 milionë euro grant-kredi

Kosova Times
Last updated: 2025/03/25 at 11:03 PM
Kosova Times Published March 25, 2025
Share
SHARE

Kosova po rrezikon të humbë rreth 74 milionë euro grant-kredi nga Banka Zhvillimore Gjermane, të cilat ishin paraparë për kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastrimi”. Megjithatë, Komuna e Prishtinës nuk po pajtohet me kushtet e Bankës Gjermane.

 

Komunarët refuzojnë të pranojnë kushtin që Kompania “Pastrimi” të operojë si e vetme. Kjo pasi Përparim Rama synon angazhimin e një operatori privat për menaxhimin e mbeturinave, me pretendimin se ndërmarrja “Pastrimi” nuk mund të ofrojë shërbime cilësore vetëm.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” po rrezikon ta humbë një grant-kredi prej rreth 74 milionë euro nga Banka Gjermane Zhvillimore.

Për këtë, nga kjo kompani kanë fajësuar Komunën e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Petrit Reçica, thotë se i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për ta përfituar grantin. Megjithatë, komuna nuk po pranon që, ashtu siç ka kërkuar Banka Gjermane, kompania “Pastrimi” të jetë ndërmarrja e vetme që merret me menaxhimin e mbeturinave.

Përparim Rama po synon angazhimin e operatorëve privatë për mbeturinat.

“Jemi zotuar për një varg kërkesash që kanë qenë të adresuara, të gjitha i kemi plotësuar si kompani, ndërsa nga ana e komunës ka qenë një kërkesë, ajo garanca e një kontrate 10 vjeçare. Investimi jepet vetëm në ndërmarrjen publike ‘Pastrimi’ dhe në asnjë formë në operatorët privatë”, tha Reçica.

Reçica ka treguar se çfarë do të përfitonte kompania dhe qytetarët nga ky grant.

“Do të blihen pajisje të reja, do të ketë objekte të reja. Kështu e parasheh projekti. Do të jetë një objekt i ri, do të jenë kamionë të rinj. Investimet kapitale në infrastrukturë, dhe mbi të gjitha në mekanizëm,” tha ai.

Nga Komuna e Prishtinës thanë se nuk kanë arritur ujdi me Bankën Zhvillimore Gjermane pasi mendojnë se “Pastrimi” si kompani e vetme nuk do të arrijë të ofrojë shërbime cilësore.

Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, tha se deri në realizimin e kësaj marrëveshje duhet të kontraktojnë edhe operator privat. “Ndërsa ata pretendojnë që ne që nga tani tërë territorin ta lëmë në menaxhim të ndërmarrjes ‘Pastrimi’, gjë për të cilën ne, për shkak të pamundësisë së ndërmarrjes ‘Pastrimi’, nuk kemi qenë në pajtueshmëri me ta,” tha ai.

Opozita në Prishtinë fajëson të dyja palët. Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, tha se dihet botërisht qëllimi i LDK-së. “Konkretisht të kabinetit Rama, për ta ndarë tregun e pastrimit në disa operatorë ekonomikë privatë, gjë që ne mendojmë se do të çojë në bankrotimin e kompanisë ‘Pastrimi’. Në anën tjetër, nuk jemi aspak të kënaqur as me menaxhimin që bëhet përbrenda vetë ndërmarrjes,” tha ai.

RTK provoi të marrë një qëndrim edhe nga asamblistë të LDK-së në kryeqytet, por shefja e tyre, Jeta Rafuna, tha se nuk do të prononcohen për televizionin.

Menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet ka përplasur disa herë udhëheqësit e kompanisë “Pastrimi”, ish-funksionarë të PDK-së, me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Ramën.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times March 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Kosova Times Kosova Times June 26, 2025
Nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
Rusët nisën sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i luftës. Numri i të vdekurve është në rritje
Në Moldavi, mijëra qytetarë në tubim pro-evropian
Gazetari i burgosur i REL-it, Ihar Losik kthehet në izolim në Bjellorusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?