By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veseli:Të gjitha subjektet politike përgjegjëse për gjendjen e shëndetësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Veseli:Të gjitha subjektet politike përgjegjëse për gjendjen e shëndetësisë
Shëndetësi

Veseli:Të gjitha subjektet politike përgjegjëse për gjendjen e shëndetësisë

Kosova Times
Last updated: 2025/03/25 at 12:01 PM
Kosova Times Published March 25, 2025
Share
SHARE

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK, Shemsi Veseli ka thënë se dështimi i përmirësimit të sektorit të shëndetësisë nuk është përgjegjësi e vetëm e një subjekti politik, por e të gjitha subjekteve politike që kanë qeverisur në Kosovë.

 

Sipas tij, shëndetësia ka dështuar të zhvillohet sa duhet dhe të marrë prioritetin që meriton në agjendën e politikave të shtetit.

“Sa i përket sektorit të shëndotësisë përgjegjëse janë të gjitha subjektet politike. Shëndetësia është dashur të jetë top prioritet në agjendë, sepse buxheti është tejet i limituar. Një investim që do të ishte 10 milionë, shtetit do t’ia shpëtonte 30-40 milionë. Qytetari, si i sëmuri, si i shëndoshi e ka obligim t’i kryejnë analizat për të ditur një status të gjendjes së tij. Është edukatë qytetare, që se paku një herë apo dy herë brenda vitit t’i bëjë analizat, sepse edhe sëmundjet që po janë vrastare po janë shumë të fshehta dhe kur po zbulohen ato po janë në një stad ndoshta të vonuar dhe pastaj po e kemi shumë problematike kurimin e pacientëve. Prandaj, është më rëndësi që të zbulohet me kohë, sepse rezultati do të ishte më i kënaqshëm”, tha Veseli në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë“ në RTK.

Një tjetër çështje që Veseli e ka ngritur është ndikimi i sektorit privat në sistemin shëndetësor. Ai ka vënë në dukje se shumë institucione shëndetësore private kanë aksione dhe ndikime individë të politikës.

“Konsideroj se politikbërja është bërë për shkak të aksioneve në institucione të ndryshme private që kanë pasur dhe kësisoj është ngulfatur sektori publik. Po thua që njerëzit e politikës kanë aksione në institucionet shëndetësore private? Patjetër, nuk mund të mbijetojë një spital apo një laborator pa qenë dikush mbrapa. Nuk ka logjikë institucioni shtetëror të jetë më i dobët se sa një privat. Dhe në këtë kontekst po e them se sektori publik duhet të jetë shumë më përpara. Në rastin konkret laboratori i Biokimisë është dashur të jetë referues për të gjitha vlerat”, tha tutje Veseli.

Sipas tij qytetarët shpesh ankohen për rezultate të ndryshme nga laboratori në laborator dhe kjo sipas tij krijon shqetësim.

“Nuk është lehtë për një grua që është shtatzënë kur bën analizën te sektori privat, ku nuk ka kalibrime dhe kontrolle, i del sheqeri shumë i rritur. Ndërsa kur vjen te ne dhe i dalin vlerat dhe vërtetohen se janë normale, sepse ne asnjë hap nuk e bëjmë pa bërë kalibrime dhe kontrolla. Kjo normalisht ka kosto dhe për këtë arsye në sektorin privat kursejnë”, tha ai.

Madje Veseli përmendi rastin e një pacienti që në një laborator i janë përshkruar vlerat pa u kryer analizat. “Iu ka përshkruar në bazë të fizionomisë dhe gjendjes së fytyrës sepse nuk ka kurrfarë mundësie që analiza e vitaminës D të kryhet me 1 euro. As sektori shtetëror nuk mund ta bëjë, sepse nuk mund të kesh mbulueshmëri pasi kushton shumë më shtrenjtë. E ajo është vepër penale, është krim, por për fat të keq numri i inspektorëve është ende i vogël dhe nuk po mund të kontrollohen këto gjëra”, përfundoi Veseli.

You Might Also Like

Ky ushqim shkatërron veshkat

Kinezët kanë përmbysur plakjen te majmunët. Tani është radha e njerëzve

Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji

Zvogëlon oreksin, shkrin depozitat e yndyrës dhe përshpejton metabolizmin: Dieta me polentë jep rezultate vetëm në 4 ditë

Kirurgu Baton Kelmendi pranohet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

Kosova Times March 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rezultatet e PISA-s për Shqipërinë, Manastirliu: Kemi hartuar plan për përmirësim në testimet e ardhshme

Kosova Times Kosova Times January 12, 2024
Pas një sulmi të madh me raketa, Izraeli godet Libanin dhe Gazën
Trump ka një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ragon Rusia
Përfundon pa rezultat rundi i ri i dialogut në Bruksel
Video shokuese nga Serbia: Nxënësit talle me arsimtaren dhe filmonin gjithçka me celular (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?