Është arrestuar një person në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, pasi ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me veturë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, kur polici i ka kërkuar të dyshuarit të paraqesë dokumentet e tij.
“I dyshuari kishte tentuar të ikë me veturë, por në pamundësi ishte nisur vrullshëm dhe e kishte goditë policin i cili për pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.