By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive
February 2, 2026
Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill
February 2, 2026
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 2, 2026
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova e Serbia nuk përfitojnë ende nga Plani i Rritjes i KE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova e Serbia nuk përfitojnë ende nga Plani i Rritjes i KE-së
Lajme

Kosova e Serbia nuk përfitojnë ende nga Plani i Rritjes i KE-së

Kosova Times
Last updated: 2025/03/27 at 5:07 PM
Kosova Times Published March 27, 2025
Share
SHARE

Komisioni Evropian ka nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, por për momentin këto mjete nuk i kanë marrë as Kosova dhe as Serbia.

 

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, këto dy shtete kanë një parakusht shtesë të lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Në kuadër të procedurës për Planin e Rritjes, ekziston një parakusht për Serbinë dhe Kosovën, që nënkupton angazhimin konstruktiv në dialog, në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve. Në këtë fazë nuk mund të konfirmoj nëse ky kusht është përmbushur apo jo. Kjo do të qartësohet pasi të merret një vendim për parafinancim”, tha Guillaume Mercier – zëdhënës i KE-së.

Burime mirë të informuara bëjnë të ditur se Kosova dhe Serbia do të pranojnë fondet e parafinancimit, por në periudha të ndryshme. Dialogu nuk paraqet një pengesë, meqë, siç merret vesh, ky parakusht tashmë është vlerësuar pozitivisht si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin.

Serbia pritet të marrë këstin e parë në ditët në vijim, ndërsa Kosova do të mund të llogarisë në këto mjete vetëm pas formimit të institucioneve të reja, pasi ratifikimi i marrëveshjes në Parlament është i domosdoshëm.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tashmë kanë marrë fondet e parafinancimit, që përbëjnë 7% të shumës totale. Kosova pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, ndërsa shuma e parafinancimit arrin në 56.6 milionë euro.

You Might Also Like

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me kthjellime e alternime vranësirash mesatare

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm

Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha

Kosova Times March 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogani me sy kah Perëndimi – çfarë do të thotë për Putinin?

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
SHBA lëshon një urdhër sekuestrimi për aeroplanin Rosneft
SHBA zgjat stërvitjet ushtarake, Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike nga bregu lindor
Deutsche Welle: Një çerek shekulli pas përfundimit të bombardimeve dhe luftës në Kosovë, jehona vazhdon edhe sot
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?