By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xhemajli: Familja Rama, shembull i një rezistence ndaj spastrimit etnik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Xhemajli: Familja Rama, shembull i një rezistence ndaj spastrimit etnik
Lajme

Xhemajli: Familja Rama, shembull i një rezistence ndaj spastrimit etnik

Kosova Times
Last updated: 2025/03/27 at 1:26 PM
Kosova Times Published March 27, 2025
Share
SHARE

Sot shënohet 26 vjetori i rënies së dhjetë dëshmorëve të familjes Rama në fshatin Shkabaj të Obiliqit. Dëshmorët e kësaj familje, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë para 26 vitesh nga forcat serbe me rastin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

 

Ish-epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Agron Xhemajli, dhe mik i tre dëshmorëve  Agronit, Farukut dhe Albertit, tha se me pjesëtarët e kësaj familje i ka bashkuar veprimtaria politike dhe atdhetare.

“Është Agron Rama ai i cili ka filluar i pari veprimtarinë e organizuar politike që në vitet e ’90-ta dhe si rezultat i kësaj kemi vazhduar bashkëpunimin edhe në luftën çlirimtare. Agroni me valluan e tij dhe me djalin e axhës Farukun kanë qenë pjesëtarët e parë të kësaj familje që janë kyçur në UÇK. Sot është përvjetori i rënies së tyre dhe aty kanë rënë 10 dëshmorë”, tha ai në emisionin “ Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Xhemajli ka rrëfyer se forcat armike kanë rrethuar shtëpinë e tyre duke e ditur se ishte bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Agron Rama ishte një prej organizatorëve të parë të UÇK-së në rajonin e Prishtinës.Baza e parë e UÇK-së në vitin 1998 ishte në shtëpinë e tij dhe aty është grumbulluar armatim.Lufta që është zhvilluar aty ka qenë një luftë në rrethim.Për fat të mirë gjysma e familjes arrin të largohet, por pjesa tjetër qëndron aty dhe luftojnë së bashku ku vriten të dhjetit”, ka rrëfyer ai.

Ai ka theksuar se rënia e Agron Ramës me të gjithë anëtarët e familjes ishte një rezistencë ndaj spastrimit etnik.Sipas tij, si rezultat i kësaj beteje, e gjithë ajo zonë janë alarmuar dhe janë larguar nga një masakër e predispozuar që mund të ndodhte atë ditë.

Në çastin kritik kur u sulmuan, qëndruan në rezistencë dhe ranë bashkërisht, Ismet Halil Rama, Agron Ismet Rama, Albert Ismet Rama, Faruk Izet Rama, Xhevat Qamil Rama,Shqipe Xhevat Rama,Syzana Xhevat Rama, Bejtush Halil Rama,Xheladin Qamil Rama, Hamide Rama.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times March 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

VV bëhet parti e asociuar e Partisë së Socialistëve e Demokratëve Evropian

Kosova Times Kosova Times October 17, 2025
“Të kthehen bashkëshortët tanë në shtëpi”: Gratë ruse kërkojnë tërheqjen e ushtarëve nga Ukraina
Video dramatike ne Varshave: Zjarri përfshiu një qendër të madhe tregtare, një paralajmërim për qytetarët…
Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë
Ditëlindja e Mbretit Charles III, Haradinaj merr pjesë në organizim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?