Në takimin me kontingjentin paqeruajtës, ambasadori falënderoi të gjithë personelin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin në shërbim të paqes dhe të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Kontributi dhe profesionalizmi i ushtarakëve të FA-s në KFOR, është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesit e KFOR-it në Prishtinë, por edhe nga drejtuesitë e Komandës në Pejë ku operojnë trupat tona.

Në përfundim, Ambasadori iu uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tyre fisnike, në shërbim të mbrojtjes, sigurisë dhe paqes, duke, iu garantuar mbështetjen maksimale të Tij, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë shqiptare.