Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime kryesisht në orët e pasdites.

 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug,  e lugina era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.