By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët e arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertët e arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA
Lajme

Ekspertët e arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA

Kosova Times
Last updated: 2025/03/29 at 6:12 PM
Kosova Times Published March 29, 2025
Share
SHARE

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), i cili organizohet sivjet në Kosovë nga 10 deri më 30 maj, do të mbahet në formën online, ndërsa njohësit e çështjeve të arsimit nuk presin rezultate të kënaqshme nga ky testim.

 

Njohësi i fushës së arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se nuk beson që mund të ketë ndonjë ndryshim radikal në rezultatet e testit PISA.

“Risi e mirë për këtë vit për testin PISA, është një testim në tërësi në formën digjitale, pra një ekspozim më ndryshe i nxënësve pjesëmarrës, por që shpresojmë të na sjellë një rezultat më ndryshe. A mund të ketë ndonjë ndryshim radikal në rangim, nuk besojmë shumë, pasi që përgjithësisht nuk kemi ndonjë ndrysim brenda sistemit arsimor dhe vetë mësimdhënies, në mënyrë që ndryshimi në klasë të konvertohet në ndryshim në rangim më të lartë në testin PISA”, ka thënë Qehaja.

Udhëheqësi i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, tha për Radio Kosovën se komunat dhe koordinatorët e shkollave të përzgjedhura po bëjnë përgatitjet me nxënësit për mënyrën se si organizohet ky testim. E për sa u përket rezultateve të viteve të kaluara tha se nuk janë të kënaqur, derisa theksoi se sivjet synohet që Kosova të kalojë disa shtete të Ballkanit.

“Çalojmë në tri fusha: lexim, matematikë dhe shkencë. PISA nuk e mat  direkt nxënësin, mirëpo metodologjia që përdorim ne në shkolla dallon shumë prej asaj se si mat PISA. Duhet të inkurajohen mësimdhënësit që të ketë sa më shumë detyra praktike. Nëse fokusohemi te rezultatet nuk jemi të kënaqur, mirëpo nëse e shohim listën e shteteve pjesëmarrëse, synojmë që të paktën disa shtete të Ballkanit t’i kalojmë”, ka thënë Elezi.

Elezi tha se përgatitjet për këtë testim kanë filluar shumë kohë më parë, ndërsa bëri të ditur se testimi do të fokusohet në tri fusha kryesore.

“Testi PISA fokusohet në tri fusha kryesore: lexim matematikë dhe shkencë, ndërsa këtë vit është edhe zbatimi i teknologjisë në jetën e përditshme. Këtë vit testimi do të mbahet online. Ne kemi përgatitur një doracak  me pyetjet e testit PISA, e kemi shpërnda në mënyrë elektronike, por është edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit, ku nxënësit e mësimdhënësit mund ta shkarkojnë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, së fundmi Ministria e Arsimit ka prezantuar përgatitjet për testin ndërkombëtar PISA 2025, i cili këtë vit do të fokusohet në shkencë dhe sfidat mjedisore. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), vlerëson performancën e nxënësve 15 vjeçar mbi detyrat e jetës reale, që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës. Për këtë vit, në Kosovë janë përzgjedhur 240 shkolla me rreth 6 mijë e 300 nxënës për të marrë pjesë në këtë vlerësim ndërkombëtar.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times March 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin

Kosova Times Kosova Times December 4, 2022
Pozita e opozita i kërkojnë BE-së heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Gërvalla: Kosova po flet vetë në CEFTA
Tetë profile të reja do t’i shtohen shkollave profesionale
51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, një me fatalitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?