Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me mospagesën e orëve shtesë për policët dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Qeveri që në mesnatë pajtohet për rritje të çmimit të energjisë, e për dritë të diellit pajtohet t’u mohohet paga e orëve shtesë të policisë, nuk është qeveri e Kosovës, është satelit i Serbisë.”, shkroi Haradinaj në Facebook.