Viktima është shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj, njofton Policia e Kosovës.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën viltima ngrohej.

Tutje  në njoftimin thuhet se shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”.