By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Manipulantët e procesit zgjedhor!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Manipulantët e procesit zgjedhor!
Opinion

Manipulantët e procesit zgjedhor!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/30 at 8:01 AM
Kosova Times Published March 30, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Shqiptarët e robëruar të Kosovës më të mbrojtur kanë qenë nga Bibla e Kurani, por edhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit sesa nga Kushtetuta e shtetit të pavarur dhe sovran!

Kryetarët matrapaz të komunave të Kosovës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e adaptuar nga aktet dhe nën-aktet ligjore të Kushtetutave të vendeve evro-perëndimore, përveçse të pazbatueshme në praktikë, me vakumet e shumta nga brenda, ju ka dhënë mundësi manipulimi politikanëve të papërgjegjshëm të të gjitha llojeve dhe ngjyrave.

Shembulli më enklantakt i abuzimit të vakumit ligjor është ai i kandidimit për deputet i kryetarëve të komunave!

Nga momenti i kandidimit të një kryetari të komunës për deputet e deri në momentin e certifikimit të deputetëve nga KQZ, komunat mbeten pa kryetar!

Edhe pas certifikimit të deputetëve, vakumi kushtetues po ua mundëson atyre të zgjedhin prapë mes postit të kryetarit të komunës dhe deputetit në Kuvend!

Në këtë situatë ballafaqohemi me një situatë paradoksale dhe të pazakontë, kur kryetarët me votat e fituara për deputet kthehen përsëri në postin e kryetarit të komunës dhe anasjelltas, kurse kryetarët humbës pa fije turpi përsëri kthehen në postin e kryetarit të komunës!

Rregullimi me një akt ligjor, i cili ua pamundëson kandidimin kryetarëve të komunave do ta parandalonte lehtësisht abuzimin me votën e qytetarëve për llogari të partive të inkriminuara politike!

Nëse nuk parandalohen me ligje në Kuvendin e Kosovës këto lojëra të pandershme politike, do të krijohen paradokse tjera, të ngulfatjes së vullnetit të elektoratit për dalje në zgjedhje! Për shkak se me tërheqjen e kandidatëve (kryetarëve) fitues prej postit të deputetit, po ndodhin kontrabandime të posteve politike në Kuvendin e Kosovës!

Kryetarët e zgjedhur për deputet, nuk e lëshojnë postin e deputetit për çështje humanitare, por këtë e bëjnë në këmbim të diçkaje më të madhe të ofruar nga liderët partiakë.

Lirisht mund të themi se, kryetarët e komunave mbeten manipulantët më të mëdhenj të dhe më të papërgjegjshëm të procesit zgjedhor, të cilët për disa muaj i lanë postet vakante në komunat që drejtojnë për t’a zierë mirë çorbën elektorale brenda subjekteve politike, duke i lënë jashtë procesit zgjedhor aktivistët dhe veprimtarët më të spikatur!

Kjo i ka dhënë shije të keqe demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor në veçanti. Në fakt, kjo është mënyra më e keq e pengimit të ndryshimeve politike në vendin tonë!

Zgjedhjet komunale të vjeshtës së këtij viti janë mundësi e mirë e ndëshkimit të shkelësve manipulantëve të sistemit zgjedhor, përkatësisht të kryetarëve të komunave që lanë postet e tyre për garën zgjedhore në nivelin qendror! Ata që ia kthyen shpinën qytetarëve të komunës, qoftë për interes personal apo partiak nuk janë gjë tjetër veçse abuzues të pushtetit dhe përfitues nga buxheti i shtetit për interesa personale dhe klanore.

Mos ua falni gabimet manipulantëve, ndëshkoni me votë në zgjedhjet lokale!

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sanchez: Lojtaret i dhanë mësim botës pas puthjes në Kupën e Botës

Kosova Times Kosova Times September 2, 2023
Komuniteti mysliman i shqetësuar rreth nismës për Shtetin Bektashi
Ministria e Jashtme ruse kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Ukrainën pa pjesëmarrjen e ndërmjetësve
Arrestohet një person, kërcënoi me armë kolegun në vendin e punës
Kryebritaniku në Beograd: Shqetësuese që për Banjskën askush s’është përgjigjur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?