By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të formohet Qeveria Kurti 3?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A do të formohet Qeveria Kurti 3?
Opinion

A do të formohet Qeveria Kurti 3?

Kosova Times
Last updated: 2025/03/31 at 9:13 PM
Kosova Times Published March 31, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Safet KRIVAÇA

Nëse LDK, nuk i bashkohet VV-së, nuk do të ketë qeveri Kurti3, përveç nëse i bashkohet Lista Serbe dhe peshkimi në ndonjë parti tjetër.

Rrethanat që po zhvillohen aktualisht, nga ajo qė mund të lexohet mes rreshtave lë të nënkuptojë se Lumir Abdixhiku është i pakontestuar në veprimet e rrëshqitjes kah Kurti dhe këtë e dëshmojnë disa deklarata si e Anton Çunit se „LDK nuk ka vija të kuqe për formimin e qeverisë“.

Njejtë ka lënë kuptime nëntekstuale në debate edhe Lutfi Haziri i cili e ka përtypur një sinjal që i thotë po Kurtit.

Një deklarim bindës i Abdixhikut gjatë fushatës për vijë të kuqe mes LDK-së dhe VV-së dhe një devijim i tashëm i tij për ta bërë qeverinë Kurti3, dëshmon dyfytyrësi ndaj elektoratit të kësaj partie që mund t‘i hakmerret në zgjedhjet e radhës, përfshirë edhe zgjedhjet lokale në tetor.

Kur thotë Abdixhiku se nuk i ka fituar votat e qytetarëve, prandaj duhet qëndruar në opozitë, krahasuar me atë që e thotë se LDK e bën qeverinë me opozitën vetëm nëse e merr postin e Kryeministrit, ky është argumenti më i plotë se ai do ia bëjë qeverinë Kurtit.

Pra, Kurtit i bëhet qeveria edhe pa ia dhënë Abdixhikut kryeministrin, ndërsa opozita mund ta bëjë qeverinë vetëm duke ja dhënë kryeministrin, kjo e shpërfaq qasjen diskursive të kreut të LDK-së karshi sinqeritetit elektoral, por ne po flasim gjithnjë konform rrethanave që po shihen te kjo parti., tash për tash.

Argumentet se edhe Lista Serbe nuk përjashtohet nga bërja e qeverisë rrjedh nga dy fakte të kësaj natyre:

Lista serbe e kishte votuar projekt buxhetin e qeverisë Kurti dhe po e njëjta e kishte votuar me disa deputetë Vjosa Osmanin për presidente, në rrethana kur Kurti fliste vazhdimisht se Listën Serbe e kishte sjellë në Kuvend PDK.

Përtej të gjithave, duke u nisur nga gjendja aktuale e zhvillimeve politike në vend, opozita nëse do që ta shmang matematikën e Kurtit dhe manovrimet nëpër LDK, duhet t‘ia besoj Abdixhikut kryeministrin dhe ta rrëzojë botëkuptimin e qeverisjes së dëmshme.

PDK dhe LDK, nuk kanë dallime të theksuara programore dhe kanë mendësi zhvillimore për makro ekonomi dhe investime për rritjen e mirëqenies sociale dhe së bashku mund ta harmonizojnë një program qeverisës që përmirëson jetën qytetare me veprime ligjore në rritje pagash publike dhe pensionale dhe skema tjera për veteranët dhe familjet e dëshmorëve.

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

TAGGED: #Safet Krivaça
Kosova Times March 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Avionët izraelitë godasin objektiva në Jemen

Kosova Times Kosova Times July 20, 2024
Moti sot, vranët dhe me reshje shiu e bore
Turistët morën drogë në një tavolinë në Beograd dhe shkatërruan hotelin
Përfundon bastisja në shtëpinë e Hajredin Kuçit
Ish-zyrtari gjendet i vdekur në garazh: Babai gjeti një skenë të tmerrshme, ja çfarë ishte pranë trupit të pajetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?