By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake
October 31, 2025
Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri
October 31, 2025
Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi
October 31, 2025
Mediat izraelite pretendojnë se amerikanët duan ushtrinë turke në Gaza si pjesë të trupave paqeruajtëse
October 31, 2025
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për drogë dhe dhunë në familje
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!
Opinion

Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/31 at 3:49 PM
Kosova Times Published March 31, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Të gjitha legjislaturat e deritanishme të Kuvendit të Kosovës, në radhë të parë kanë punuar për nxjerrjen e ligjeve për interesat e tyre personale, duke filluar nga rritja e pagave e deri tek privilegjet pas përfundimit të mandatit kushtetues!

Pagat pas përfundimit të mandatit, abuzim i sinkronizuar i buxhetit të shtetit

Sipas ligjeve në fuqi, secili deputet i legjislaturës së kaluar që nuk e fiton ulësen në Parlamentin e Kosovës, me automatizëm e fiton të drejtën në pagesë vjetore prej 21.600 euro apo 1800 euro në muaj pas përfundimit të mandatit politik.

Mirëpo, e gjitha nuk përfundon me këtë pagesë mujore për një vit kalendarik. Pas një viti, ju bashkëngjitet pensioni i përhershëm jetësorë sipas ligjeve në fuqi!

Që i bie, mjafton të bëhesh një herë deputet, për ta thithur të mjerin shtet për tërë jetën pa meritë dhe pa bërë asgjë për të!

Ky është një privilegj i pamerituar dhe i padrejtë në krahasim me të drejtat e zyrtarëve të rëndomtë shtetëror.

Vazhdimi i pagesës për deputetët edhe për një vit pas mandatit të përfunduar, është pak më tepër se padrejtësi ndaj qytetarëve, e në veçanti ndaj shtresave të varfra të shoqërisë, të cilët kushtëzohen në forma të ndryshme për vazhdimin e asistencës sociale!

Me këtë formë diskriminuese të privilegjeve për deputetët dhe zyrtarët më të lartë shtetëror, shteti i Kosovës është kthyer në pabarazi totale, ku dikujt nuk i përfundojnë sa të jetë gjallë privilegjet nga shteti, e disa të tjerë as asistencën sociale nuk e gëzojnë nga shteti për të cilin sakrifikuan shumë.

Kur jemi tek privilegjet e deputetëve, shumica prej tyre edhe gjatë mandatit të rregullt politik nuk e arsyetuan pagën e lartë dhe privilegjet shtesë me përformancën e dobët në Kuvend.

E për më keq se kaq, deputetët e minoritetit serb, pa prezencën e tyre fizike mbi dy vjeçare në Kuvendin e Kosovës i kanë marrë pagat e rregullta nga buxheti i shtetit të Kosovës. Përtej kësaj, ata deputet (serbë) që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së re, prapë do të vazhdojnë të privilegjohen me pagat shtesë për 12 muaj për mos punën e tyre në shërbim të shtetit të Kosovës!

Gjatë legjislaturës së fundit ndodhi edhe një privilegj shtesë për deputetët! Secili deputet e kishte të drejtën e angazhimit të një asistenti me pagesë nga shteti për t’i ndihmuar në rritjen e përformancës në Kuvend!

Kur janë në pyetje të privilegjuarit në institucionet e larta të shtetit, asnjëherë nuk mungojnë paratë nga buxheti i shtetit, kurse kur janë në pyetje rritja e pensioneve dhe e asistencës sociale për shtresat e rrezikuara gjithmonë tkurret ‘arka’ e shtetit!

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21 “Adem Jashari”

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Policia vazhdon realizimin e planit në mbarëvajtje të zgjedhjeve
Po vazhdon restaurimi i aseteve të trashgëmisë kulturore
Lukashenko lejoi ushtrinë të përdorte armë kundër qytetarëve
BE: Përpara detyra të mëdha, por pak para
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?