Aty potencohet angazhimi i Kosovës për mbështetjen e shteteve në nevojë.

Ky transformim, sipas Bankës Botërore, simbolizon një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke kaluar nga një vend përfitues i ndihmës ndërkombëtare në një kontribuues aktiv për zhvillimin global.

“Si donatore e IDA-s, Kosova bashkohet me vendet e tjera që mbështesin financiarisht projektet zhvillimore në shtete që përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, duke dëshmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në solidaritetin ndërkombëtar dhe ndarjen e përvojës së saj të zhvillimit|” thuhet në njoftimi e zyrës për informim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.