Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit të fëmijëve që ka ndodhur të hënën në Podujevë.
Në raportorin 24 orësh thuhet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me një ekip mjekësor dhe e kanë dërguar një grua në repartin e psikiatrisë për trajtim.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë ofruar ndihmë mjekësore femrës kosovare dhe pastaj me autoambulancë e kanë dërguar në QKUK-Reparti i Psikiatrisë ku dhe është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Keqtrajtimi apo braktisje e fëmijëve”.