Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që moti sot të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

 

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin nga 3°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 11°C.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Kurse të mërkurën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa do të ketë ngritje të temperaturave.