“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu ka sekuestruar 17 armë zjarri dhe municione të llojeve e kalibrave të ndryshëm.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 17 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.

Në periudhën e njëjtë kohore, policia  ka shqiptuar 4 mijë e 24 gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4024 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 704 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet tutje në njoftim.