By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNJ kundërshton arrestimin e protestuesve para ZRRE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNJ kundërshton arrestimin e protestuesve para ZRRE-së
Lajme

KMDLNJ kundërshton arrestimin e protestuesve para ZRRE-së

Kosova Times
Last updated: 2025/04/02 at 6:27 PM
Kosova Times Published April 2, 2025
Share
SHARE

KMDLNJ ka kundërshtuar arrestimin e 12 aktivistëve që protestuan para zyrave të ZRRE-së kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, rritje kjo që sipas KMDLNJ-së është e papranueshme dhe e papërballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës.

 

KMDLNJ e kujton opinionin se kjo është hera e tretë që çmimi i energjisë elektrike rritet gjatë mandatit katërvjeçar të qeverisë Kurti 2, që përfshin një rritje totale prej 146%. Po ashtu, organizata thekson se ZRRE ka shpërdoruar mjetet financiare të qytetarëve, duke ua fryrë faturat për të kompensuar shpenzimet e energjisë nga ana e serbëve, një çështje që ka qenë edhe në shqyrtim nga gjykatat, të cilat kanë kërkuar kompensim që ende nuk është realizuar.

ZRRE është akuzuar për diskriminim etnik ndaj qytetarëve të Kosovës, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. KMDLNJ gjithashtu ka kritikuar qeverinë që nuk ka ndërmarrë asnjë masë për mbrojtjen e qytetarëve dhe është rreshtuar pas një institucioni që shkel të drejtat e njeriut.

“Propozimi i fundit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është kundërshtuar nga të gjitha institucionet, qytetarët, shoqëria civile, bizneset, odat ekonomike dhe mediat”, thuhet në reagim duke theksuar se KMDLNJ e quan këtë veprim një mashtrim dhe diskriminim që shkel parimin kushtetues të trajtimit të barabartë.

KMDLNJ fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht në protestën e paralajmëruar për 5 prill 2025, kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe kërkimin e përgjegjësisë për veprimet e ZRRE-së. Protestat paqësore janë mbështetur nga KMDLNJ, që kërkon gjithashtu që policia të mos pengojë protestat dhe të mbrojë të drejtat themelore të njeriut.

Organizata paralajmëron se rritja e çmimit të energjisë do të ketë efekte zinxhirore, duke rritur çmimet e artikujve të tjerë dhe shërbimeve. KMDLNJ i fton qytetarët që të protestojnë ekskluzivisht kundër rrezikimit të standardit të jetesës dhe të kërkojnë rritjen e pagave, pensioneve dhe asistencës sociale si kundërpeshë ndaj inflacionit. Kërkohen gjithashtu përgjegjësi për veprimet e autoriteteve, lirimin e të arrestuarve dhe ndëshkimin e përgjegjësve brenda ZRRE-së dhe ministrive përkatëse.

 

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times April 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump

Kosova Times Kosova Times November 22, 2025
Paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën mund të kushtojë 2.6 miliardë dollarë
Bajrami: Mashtrimet s’kalojnë
Reporteri i REL-it gjendet nën zjarrin e artilerisë ruse
Të shtëna në ambasadën izraelite në Jordani. Sulmuesi u vra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?