By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 tetor
October 25, 2025
Moska e paralajmëroi Vuçiçin, mund të fillojë të nxisë rebelim në radhët e tij
October 24, 2025
Shkencëtarët tregojnë si lindi jeta në Tokë: “Nuk ka të bëjë fare me një fuqi më të lartë – ja prova”
October 24, 2025
Qyteti evropian ku duket si diçka nga një përrallë
October 24, 2025
Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gerxhaliu: Qëndrimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe realiteti ekonomik në Kosovë nuk përputhen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gerxhaliu: Qëndrimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe realiteti ekonomik në Kosovë nuk përputhen
Opinion

Gerxhaliu: Qëndrimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe realiteti ekonomik në Kosovë nuk përputhen

Kosova Times
Last updated: 2025/04/03 at 8:55 AM
Kosova Times Published April 3, 2025
Share
SHARE

Nga Safet GERXHALIU

Nëse FMN-ja nuk po e kupton realitetin ekonomik të Kosovës, atëherë kemi të bëjmë me një institucion të paaftë për të analizuar situatën. Por nëse këto vlerësime janë të qëllimshme, atëherë pyetja e vërtetë është: Kush po përfiton nga ky mashtrim? Qeveria e Kosovës ka gjetur një aleat të fuqishëm në FMN për të legjitimuar politikat e saj të dështuara ekonomike. Ndërkohë që FMN e lavdëron për “stabilitetin financiar”, realiteti në terren tregon një ekonomi që po lëkundet dhe një popullatë që po varfërohet. Është koha që qytetarët dhe ekspertët të sfidojnë këtë narrativë të rreme dhe të kërkojnë politika të vërteta për zhvillimin ekonomik, e jo thjesht një iluzion stabiliteti të mbështetur në kredi dhe borxh. Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritjen e kostos së jetesës, uljen e fuqisë blerëse dhe një treg të brishtë të punës, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vijon të japë vlerësime pozitive për stabilitetin ekonomik të vendit. Por a është ky një vlerësim real apo një interpretim sipërfaqësor i të dhënave që fshehin problemet thelbësore të ekonomisë? Në raportet e FMN-së, Kosova paraqitet si një ekonomi në rritje, me një sektor bankar të qëndrueshëm dhe një rritje të konsiderueshme të kreditimit. Në realitet, kjo rritje bazohet kryesisht në kredi konsumatore, të cilat janë bërë burimi kryesor i financimit për qytetarët që nuk përballojnë më shpenzimet bazë. Të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) tregojnë se në vitin 2025 kreditë për konsumatorët arritën mbi 2.1 miliardë euro, një rritje alarmante krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo nuk është një shenjë e zhvillimit ekonomik, por një tregues i varësisë së qytetarëve dhe bizneseve ndaj borxhit. Në vend që të promovojë politika për të nxitur investimet dhe prodhimin vendor, FMN duket se e sheh stabilitetin ekonomik të Kosovës vetëm përmes prismit të kredive të larta. FMN-ja fokusohet te rritja e sektorit financiar, por injoron indikatorët kyç që përcaktojnë mirëqenien ekonomike të një vendi. Eksportet e Kosovës ranë me 1.1% në 2025, ndërsa importet u rritën me 24.7%, duke thelluar edhe më shumë deficitin tregtar. Ndërkohë që qeveria dhe FMN flasin për “stabilitet”, ekonomia po bëhet gjithnjë e më e varur nga produktet e jashtme, duke goditur rëndë sektorin prodhues. Pse nuk po investohet në politika që mbështesin prodhimin vendor dhe eksportet? A është ky një dështim i politikave qeveritare, apo një strategji e qartë për të mbajtur Kosovën në një pozitë të dobët ekonomike? FMN raporton një inflacion të ulët prej 1.1% në Kosovë, por realiteti për qytetarët është krejt ndryshe. Çmimet e produkteve bazë, faturat e energjisë dhe qiratë janë rritur ndjeshëm. Konsumi është në rënie, pasi fuqia blerëse e qytetarëve është dobësuar ndjeshëm. Nëse inflacioni është vërtet i ulët, pse qytetarët ndihen gjithnjë e më të varfër? Kjo tregon një mungesë të qartë të lidhjes midis statistikave të FMN-së dhe realitetit në terren. Një tjetër argument i FMN-së është se shkalla e papunësisë ka rënë. Por kjo rënie nuk vjen si rezultat i krijimit të vendeve të reja të punës, por nga emigrimi masiv i fuqisë punëtore. Mijëra të rinj po largohen çdo vit nga Kosova për shkak të mungesës së mundësive ekonomike. Nëse ky trend vazhdon, atëherë jo vetëm që nuk do të ketë më papunësi, por do të mbesim pa një forcë të re pune për zhvillimin e ardhshëm të vendit.

You Might Also Like

Qeveri Kurti 3 në mes të dëshirës dhe realitetit

Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!

Politika zhvillimore për fuqizimin e shtetit, jo riparim të varfërisë për ruajtje të pushtetit

Përmeti, qyteti i zonjës që çertifikon punonjësen e pastërtisë

Server: Dje për 40 minuta takova Hashim Thaçin, Gjykata Speciale ka humbur rrugën

Kosova Times April 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Operacion në Pejë dhe Klinë: Arrestohen dy persona për mashtrim dhe shantazh kibernetik

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
Dita e nëntë e grevës së minatorëve në Trepçë
Presidentja: Liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë
Dronët e panjohur sulmuan anijen me te re ruse “Ivan Hurs” në Bosfor
Pas gati 70 vitesh ata zbuluan se ishin ndërruar në lindje – një test i ADN-së në shtëpi ndryshoi jetën e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?