By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Permeti me veprimtari perkujtimore per Naim Frasheri – 125 vjet nga ndarja!
October 20, 2025
Ngushtimi i rrugës që po shkakton aksidente të shumta|
October 20, 2025
Gedoviç Handanoviq: Bullgaria nuk do të lejojë rrjedhën e gazit rus në Serbi, situata është pothuajse e pashpresë
October 20, 2025
Bloomberg: KFOR-i, model për çdo mision të ardhshëm në Gaza
October 20, 2025
Londër, gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kosovën e përfaqëson Kurti
October 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa
Lajme

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Kosova Times
Last updated: 2025/04/03 at 8:03 AM
Kosova Times Published April 3, 2025
Share
SHARE

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 92- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjes, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Margarita Xhepa, ishte një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptar me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet ’60-të dhe deri më tani.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Jetëshkrimi

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Filmografia

1.  Bolero në vilën e pleqve – (2021) Firdus

2.  Në kërkim të kujt (2011), serial

3. Tingulli i heshtjes (2010) telenovela

4.  Kronikë provinciale (2009)

5.  Ne dhe Lenini (2008) – Beti

6. I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit

7.  Mirupafshim (1997)

8.  E diela e fundit (1993)

9.  Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina

10.  Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës

11.  Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës

12.  Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit

13.  Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës

14.  Misioni përtej detit (1988) – Kristulla

15.  Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta

16.  Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës

17.  Gabimi (1986) – Mësuesja

18.  Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit

19.  Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos

20.  Apasionata (1983) – Nëna e Arturit

21.  Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit

22.  Shokët (1982) – Nëna e Gencit

23. Dita e parë e emërimit (1981) – Drita

24. Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit

25.  Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës

26.  Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit

27.  Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari

28.  Dimri i fundit (1976) – Shano

29.  Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja

30.  Tokë e përgjakur (1976) – Sandra

31.  Gjurma (1970) – Violeta

32.  Vitet e para (1966) – Zyraka

 

Lajmi në përditësim…

You Might Also Like

Permeti me veprimtari perkujtimore per Naim Frasheri – 125 vjet nga ndarja!

Ndërron jetë aktori, Mejdi Alidemi

Demi Moore, Penelope Cruz dhe Eva Longoria shkëlqyen në gala në Los Angeles

Nje shkrim briliant: “Dashuria e njëjtë e shokut tim të fëminisë në aliazhin gjuhësor të tij”

Seksualitet dixhital

Kosova Times April 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“E natyrshme, bashkëpunim i ngushtë”: Çka sinjalizon vizita e Hamzës në Shtëpinë e Bardhë?

Kosova Times Kosova Times August 8, 2024
Çmime të detajuara për gjithçka në Halkidiki: Sa kushton një ditë për një familje me dy fëmijë
Instituti Amerikan për Siguri mbështet FSK-në në kibernetikë
Komisionari për gjuhët: Ligji nuk po zbatohet në tërësi në asnjë komunë
Xhaferi shpalos programin e Qeverisë teknike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?