Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është zbuluar në një objekt përcjellës të shtëpisë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë sektori rajonal i hetimeve të policisë dhe ekipet emergjente”, ka thënë Gashi.
Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.