By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Në Tiranë do të hiqet taksa e ndërtimit të parkimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Në Tiranë do të hiqet taksa e ndërtimit të parkimeve
Lajme

Rama: Në Tiranë do të hiqet taksa e ndërtimit të parkimeve

Kosova Times
Last updated: 2025/04/06 at 8:18 PM
Kosova Times Published April 6, 2025
Share
SHARE

Në Tiranë do të hiqet taksa e ndërtimit të parkimeve. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi të shtunën në mbrëmje me shtabin elektoral të PS-së në Njësinë Nr.14 në Tiranë.

 

Në këtë takim Rama tha se zona e Njësisë 14, që përfshin Astirin, Unazën e Madhe deri në Kashar, ka nevojë për më shumë ndërhyrje dhe investime, pasi janë bërë shumë ndërtime dhe ka nevojë për ndërhyrje infrastrukturore dhe në shërbime publike.

Rama u ndal tek problematika e parkimeve në këtë zonë dhe në kryeqytet, teksa u shpreh se po punohet për një program në bashkëpunim me bashkinë dhe me Korporatën Shqiptare të Investimeve, (AIC) për të ndërtuar parkime nëntokësore dhe mbitokësore.

“Kjo zonë në fakt ka nevojë shumë për ndërhyrje se janë bërë shumë ndërtime dhe ka shumë nevojë për ndërhyrje në infrastrukturën e brendshme publike. Edhe çështja e parkimeve është problem dhe po bëjmë një program tani të kombinuar edhe me bashkinë edhe me AIC-në, sepse ka copëza shtet tek-tuk që mund të bëhen një sistem parkimesh publike nën dhe mbitokësor dhe mund të jenë godina të bukura ato se mund të jenë si simbole arkitektonike edhe të mund të lehtësohet kjo çështja e makinave se do shkojë duke u rënduar. Edhe në pjesë të caktuara të Tiranës është problem ai parkimi dysh dhe ngadalëson gjithë trafikun. Ndërkohë që do bëjmë dhe diçka tjetër që do t’ia heqim fare taksën e ndërtimit të parkimit. Nëse kalkulimi që është bërë deri më sot është bërë njësoj si ndërton dyqan, si ndërton apartament, ti paguan të njëjtën taksë, kjo edhe e tkurr ndërtuesin tek llogaria. Nëse ia heqim taksën e parkimit, dhe do ta heqim, atëherë thjesht do të ketë koston e vetë, por s’do ketë një kosto ekstra me taksa dhe do jenë të nxitur të bëjnë më shumë parkime nëntokësore. Parkimet do të jenë gjithmonë e më shumë fitimprurëse, duhet ta nxisim këtë gjë. Po bëjmë një plan shumë të bukur bashkë me bashkinë dhe AIC-në dhe do shtyjmë në këtë drejtim”, tha Rama në takimin me shtabin elektoral të PS-së në Njësinë Nr.14 në Tiranë.

Në këtë takim merrte pjesë edhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës, njëkohësisht edhe ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se “struktura është e konsoliduar dhe tani është fokusi në terren”. Ndërsa deputeti socialist, Plarent Ndreca, nënvizoi se  “kjo zonë ka një specifikë në raport me zonat e tjera duke qenë se ka një zhvillim dinamik të fortë edhe për partinë ka një lëvizje të shpejtë të organizatave. Ne kemi një organizatë në 22 fraksione, këtu punojnë 360 anëtarë për 22 mijë zgjedhës”.

You Might Also Like

Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Kosova Times April 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ballkani nxjerr në shitje biletat për sfidën e parë ndaj Larnes

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Bien sirenat në Tajvan, pasi Kina lëshon një satelit mbi hapësirën e tij ajrore
Kërcënime nga Kina para tubimit botëror të ujgurëve në Sarajevë
Shqiponja e Samadrexha e përfundojnë stinorin me fitore
Ministri gjerman i mbrojtjes anulon udhetimin: Situata është e rrezikshme!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?