By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SHBA nis tarifimin e mallrave nga Kosova |VIDEO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > SHBA nis tarifimin e mallrave nga Kosova |VIDEO
EkonomiLajme

SHBA nis tarifimin e mallrave nga Kosova |VIDEO

Kosova Times
Last updated: 2025/04/06 at 8:22 PM
Kosova Times Published April 6, 2025
Share
SHARE

Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar mallrat e tyre për në SHBA kanë paguar tarifat e vendosura nga Uashingtoni. Bizneset në Kosovë janë ankuar se tarifa prej 10% është e lartë dhe mund të ulë eksportin për në këtë shtet. Qeveria e Kosovës po vazhdon diskutimet me autoritetet amerikane për tregti të lirë mes dy shteteve.

 

Nga e shtuna, të gjitha bizneset kosovare që kanë eksportuar mallrat e tyre në SHBA janë detyruar të paguajnë tarifën prej 10%. Kjo pasi një ditë më parë hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për vendosjen e masave reciproke ndaj shteteve të tjera.

Biznesmenët në Kosovë kanë ngritur shqetësime për dëmet që mund të sjellin këto masa.

“Kjo taksë do të ketë ndikim. Do të ketë zvogëlim të eksportit në SHBA dhe nuk është gjë e mirë. Ka shumë biznese që përgatiten për eksporte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ato janë tregu më i madh në botë,” tha Burim Piraj, biznesmen.

Përfaqësues të bizneseve kanë paralajmëruar rënie të eksportit për në SHBA, dhe po ashtu edhe rënie të ekonomisë vendore në rast se tarifat nuk hiqen.

Ndërsa nga Ministria e Financave i kanë thënë RTK-së se janë në komunikim me autoritetet amerikane dhe se janë të gatshëm për tregti të lirë pa barriera. Çështja e tarifave dhe bashkëpunimit tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një temë që Qeveria e Kosovës e ka trajtuar me seriozitet dhe përkushtim të vazhdueshëm.

“Qysh në prill të vitit 2023, gjatë një vizite zyrtare në Uashington DC, Ministri i Financave Hekuran Murati, së bashku me Zëvendëskryeministrin Bislimi, ka takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së, me të cilët është diskutuar edhe për një marrëveshje të mundshme për tregti të lirë mes dy vendeve. Kjo temë është përsëritur më pas edhe nga Kryeministri Albin Kurti në takimet e tij me ish-ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.”

Nga komuniteti i bizneseve në Kosovë tash e disa ditë kanë kërkuar nga ekzekutivi që të heqë tarifat që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave të SHBA-së, në mënyrë që t’i hapet rrugë heqjes së barrierave edhe nga Uashingtoni.

 

You Might Also Like

Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi

Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026

Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar

Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë

Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë

Kosova Times April 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia tajlandeze kapi majmunët me qese droge

Kosova Times Kosova Times November 18, 2025
Kica Xhelili: Nuk kemi votë për asnjë kandidat të VV-së
Amerikani i pret kokën babait të tij, publikon videon. “Ai donte të më ndalonte të isha Trumpi i ri”
Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak (Video)
Kryetari Hyseni, i bënë thirrje opozitës ta votojnë bartjen e mjeteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?