Dy raste të zhdukjes janë raportuar në Kosovë, ku një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçare janë larguar nga shtëpitë e tyre pa lajmërim dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka ndodhur më 5 prill në orën 09:00, në Lupq të Poshtëm të Podujevës, ku babi ka raportuar se djali i tij 16-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
Ndërkaq, po në të njëjtën ditë, rreth orës 23:00, një vajzë 14-vjeçare nga Fusha e Kosovës është raportuar e zhdukur, pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka dhënë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Policia është angazhuar për të hetuar të dyja rastet dhe po punon për gjetjen e të rinjve.