Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Vendi jonë këtë javë, sipas IHMK-së, do të karakterizohet me mot relativisht të qetë. Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën. Të enjten parashihen që vende-vende te ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.