By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
January 30, 2026
Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Lituani ka vdekur viktima e 61-të e zjarrit në diskotekën e Koçanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në Lituani ka vdekur viktima e 61-të e zjarrit në diskotekën e Koçanit
Rajon / Botë

Në Lituani ka vdekur viktima e 61-të e zjarrit në diskotekën e Koçanit

Kosova Times
Last updated: 2025/04/07 at 5:20 PM
Kosova Times Published April 7, 2025
Share
SHARE

Ka shkuar në 61 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur javë më parë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se ka vdekur 29-vjeçari Aleksandar Gavrillovski, i cili ishte për kurim në Lituani. Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, raportojnë mediat në Shkup.“Sot në ora 11:00, pacienti i dytë në Lituani, Aleksandar Gavrilovski, i cili ishte në gjendje kritike që nga fillimi, vdiq më 7 mars 1996 dhe ishte 29 vjeç”,  tha Taravari në një deklaratë për gazetarët.

Ai shtoi se Gavrilovski është dërguar në Lituani më 17 mars nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

“Gjendja e tij ishte e rëndë që në fillim dhe nga 4 prilli u përkeqësua. Ai kishte djegie të shkallës së tretë në 35 për qind të trupit, si dhe djegie në rrugët e frymëmarrjes. Dje i është nënshtruar hemodializës dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot në orën 11 ” , tha ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Më 4 prill në Lituani vdiq Aleksandar Karadakovski, i cili ishte viktima e 60-të e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan.

Taravari tha se edhe dy pacientë të tjerë në gjendje kritike mbeten nën trajtim jashtë vendit, por, shtoi ai, janë në gjendje stabile.

Në qendrat shëndetësore jashtë vendit aktualisht janë 66 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, ndërsa në spitalet në Shkup 10 pacientë, tha ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari.

61 persona humbën jetën dhe gati 200 u plagosën nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, një qytet në Maqedoninë e Veriut rreth 100 kilometra në lindje të Shkupit.

Zjarri ka rënë të dielën e datës 16 mars në orën 02:30 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin e grupit të ADN-së dhe sipas policisë në atë kohë në diskotekë kanë qenë rreth 500 vizitorë, raporton N1.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

Kosova Times April 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Diskutohet trajtimi e menaxhimi i aseteve të sekuestruara e konfiskuara V.S|RTKlive

Kosova Times Kosova Times November 4, 2025
‘Termet’ në Barcelonë, tetë lojtarë në shitje
Hyseni: Stacioni i Autobusëve po fillon të realizohet
Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
Gjashtë pikat kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?