By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Ose e bëjmë qeverinë ne ose shkojmë në zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Ose e bëjmë qeverinë ne ose shkojmë në zgjedhje
Lajme

Haxhiu: Ose e bëjmë qeverinë ne ose shkojmë në zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2025/04/08 at 4:33 PM
Kosova Times Published April 8, 2025
Share
SHARE

Ministrja në detyrë e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas takimit konsultativ në Kuvend, në lidhje me seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, tha se deri tani e vetmja gjë që dihet është emri i kryeministrit, ndërkaq emrat e bartësve të tjerë të institucioneve nuk dihen.

 

Haxhiu në konferencë për media u shpreh se nga asnjë prej çështjeve që i kemi thënë kundrejt një subjekti politik nuk jemi tërhequr.

“Po flas për qëndrimet publike politike që i kemi ndaj subjekteve tjera politike. Për këtë çështje Prokuroria themelore në Prishtinë është duke bërë hetime. Sipas informacioneve që ne i kemi, që kanë qenë publike prokuroria ka kërkuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dokumentacione përkatëse në raport me procesin e votimit të mërgatës”, tha Haxhiu.

Haxhiu deklaroi se  secili person që është i përfshirë në votat e mërgatës duhet të japë përgjegjësi penale por sipas saj edhe politike.

Sa i përket letrës së dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës për takim, Haxhiu tha se VV përmes kryetarit të saj është në fazën e konsultimeve me subjekte të ndryshme me qëllim të konstituimit të kuvendit të Kosovës dhe votimit të qeverisë së re e sipas saj të gjitha veprimet e VV-së kanë qenë publike dhe transparente.

Ajo deklaroi se nuk e përjashton mundësin që do të ketë përpjekje tjera për takime, prandaj sipas saj kryetari Kurti ka ftuar në takim LDK-në.

“Prandaj, deri në seancën konstituive janë edhe shtatë ditë. Natyrisht që nuk e përjashtoj mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takime tjera. Në këtë rast, kryetari Kurti ka ftuar për takim LDK-në për nesër apo pasnesër. Janë dy ditë në disa orare. Pra qëllimi është konstituimi i kuvendit duke pasur parasysh se nuk konsiderohet që Kuvendi është konstituuar pa u zgjedhur kryetari dhe të gjithë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Ajo që dihet është se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti dhe qeveria e ardhshme shumë shpejt do të votohet”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje dhe se në anën tjetër nuk mendon që opozita mundet ta bëjë qeverinë si e vetme.

“Prandaj, duke qenë kështu ose e bëjmë qeverinë ne ose shkojmë në zgjedhje. Dhe ne jemi të interesuar që ta bëjmë qeverinë”, tha Haxhiu.

You Might Also Like

Pranohet në prova intervista e Kilajt në rastin `administrimi i drejtësisë`

Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve

Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët

Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

Gërvalla: Marrëdhëniet me Turqinë forcojnë paqen dhe dialogun në rajon

Kosova Times April 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

‘Paris 2024’ vazhdon sot me disa sporte joshëse

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Moti i keq shkakton 27 viktima në Pakistan
Kurti: Digjitalizimi, një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës
“Rruga B” lidhet me “Rrugën A”, nis asfaltimi
FDH: Gjykimi në mungesë, kthesë e re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?