Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, nga mbrëmë ka nisur operacionin e kërkim-shpëtimit të shtetasit Ajet Lleshi, 26 vjeç, në zonën malore të Pashtrikut në Shqipëri.
Operacioni po realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ekipin e motoçiklistëve të specializuar dhe me ekipin për vëzhgim me dronë, për ta gjetur shtetasin e humbur.
Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që në rast se kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë policinë.