Kurti ka uruar Ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.

Në këtë kontekst, u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vend lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit.