Ky manifestim, ashtu si në vitet e tjera do të mbahet në përkujtim të Betejës së Koshares, njofton Presidenca.

“Sot, nën patronatin e Presidentes Dr. Vjosa Osmani- Sadriu, si edhe vitet tjera, filloi manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”, në përkujtim të Betejës së lavdishme të Koshares, të Brigadës 138” Agim Ramadani” kundër forcave okupatore serbe”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot është shënuar 26-vjetori i Betejës së Koshares.

Më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, Beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.