Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Mot parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 7-14 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë./ATSH/