Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka mbajtur dy tryeza diskutimi për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.
Përgjatë dy ditëve, nën organizimin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, janë mbajtur dy tryeza diskutimi për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale, respektivisht të fokusuara në diskutime dhe rishikim të draft-statutit.
Tryeza e parë e diskutimit u realizua me 7 prill 2025 me përfaqësues nga misionet diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, të angazhuara në fushën e drejtësisë tranziconale, njofton Presidenca.
Ndërsa tryeza e dytë e diskutimit, e datës 8 prill 2025, është mbajtur me përfaqësues të disa institucioneve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile, po ashtu, aktive në çështjet që ndërlidhen me drejtësinë tranzcionale.
Në vijim të këtyre diskutimeve, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thotë se do të angazhohet për finalizimin e draftit të statutit për t’i paraprirë, kështu, themelimit të këtij komisioni.