Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se Kurti e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s.

“Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë institucional. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, sigurisë e mbrojtjes ishin ndër temat e diskutimit”, thuhet në njoftim.